Një aksident tragjik është regjistruar në Brazil, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një luginë, për rreth 20 metra.
Si pasojë e aksidentit, të paktën 17 persona kanë humbur jetën e disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ekipet e emergjencës dhe ambulanca mbërritën menjëherë në zonë për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve
Sipas medieve të huaja në autobus ndodheshin 40 persona.



