Vdekja e kosovarit në Florida, motra e tij thotë se u vra nga gruaja
V

Vdekja e kosovarit në Florida, motra e tij thotë se u vra nga gruaja

Një burrë dhe grua kosovare janë gjetur të vrarë në Florida mbrëmjen e 27 nëntorit.

Motra e të ndjerit, thotë se vëllain e saj e vrau gruaja e tij, transmeton Klankosova.tv.

Madje ajo e quan tradhti këtë akt, pasi sipas saj, i ndjeri e donte dhe i besonte aq shumë gruan e tij.

“Festën e Falënderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimtë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij”, ka shkruar motra e viktimës në Facebook.

“Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me pesë plumba në krahërorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë. Të dua përgjithmonë Pajtim”, ka shkruar mes tjerash Albana Krasniqi.

Rrethanat e vrasjes ende mbesin të paqarta dhe nuk dihet motivi i këtij akti.

TË FUNDIT