Pritje të gjata ka pasur mëngjesin e sotëm në Ambulancat Specialistike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje nga atje, ku shihen një numër i madh njerëzish.
Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se radhët e pritjes kanë filluar nga jashtë, e të cilat kanë mbushur me njerëz edhe shkallët dhe dy korridoret.



