Shoferi i një kamioni që është rrokullisur në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, është lënduar.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Sheremet Elezaj, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës në Gjakovë.
“Me datën 17.12.2024 rreth orës 16:10 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë”.
“Policia ka dalë në vend-ngjarje ku ngasësi i një kamioni kishte humbur kontrollin mbi të dhe ishte vet-aksidentuar”.
“Për pasojë përveç dëmeve materiale një person (ngasësi) ka pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Elezaj. /Klankosova.tv.



