Babagjyshët me gondola pushtojnë kanalin e madh të Venecias
B

Babagjyshët me gondola pushtojnë kanalin e madh të Venecias

Kanali i Madh i Venecias është vendi që është zgjedhur për të mbajtur edicionin e dhjetë të Paradës së Babagjyshëve të Vitit të Ri në ujë.

Qindra babagjyshë vozitën përgjatë Kanalit të Madh me gondolat tipike të qytetit italian deri në urën e Rialtos.

Babagjyshët me gondola në Venecia

Festimet vazhduan më pas në shoqërinë e tingujve të  këngëve të Krishtlindjeve, çokollatës së nxehtë, panetoneve dhe verërave të ndryshme.

Kjo nismë është promovuar nga bashkia e Venecias dhe është kthyer tashmë një traditë në qytetin e njohur italian duke përhapur gëzim tek vendasit dhe turistët e shumtë të huaj.

TË FUNDIT