Kaos total në kufirin Serbi-Kosovë, kamionë të bllokuar, rrugë e vështirësuar
K

Kaos total në kufirin Serbi-Kosovë, kamionë të bllokuar, rrugë e vështirësuar

Reshjet e borës kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e rrugëve, duke ngadalësuar kështu edhe punën administrative në pikat kufitare.

IndeksOnline raporton se në kufirin Serbi-Kosovë janë shkaktuar kolona të gjata.

Dhjetëra vetura dhe kamionë me mallra janë bllokuar tash e disa orë, pa pasur mundësi të kalonin kufirin dhe të vijonin drejt destinacioneve të tyre

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet kaosi i shkaktuar, teksa shoferët e automjeteve shfaqen të shqetësuar.

Më poshtë pamje:

TË FUNDIT