“Gara” me vetura, dy shoferëve u merret patentë shoferi

“Gara” me vetura, dy shoferëve u merret patentë shoferi

Policia në Mitrovicë, ka njofttuar se ka identifikuar dhe ka marrë masa ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Kundërvajtësit janë hasur në rrugën “Liqeni” në Mitrovicën e Jugut, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor zhvillonin  gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik, njofton policia.

“Ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba nga pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muajsh”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT