Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se situata në pikat kufitare është e qetë, pa kolona të gjata.
Sipas përditësimit të fundit, pika kufitare në Jarinjë shënon fluksin më të madh të automjeteve, me pritje që zgjasin mesatarisht 5 deri në 10 minuta.
Ndërkohë, në pikat tjera kufitare, pritjet variojnë nga 3 deri në 5 minuta.




