Ky sezon pritet të jetë mjaftë i nxehtë për futbollin, çdo ekip është në “luftë” se cilin lojtar mund ta bëjnë të tyre për të paktën këtë vit, shkruan AutoPortali.
Afati kalimtar i janarit zakonisht nuk e ka forcën e atij të verës, por shpesh herë di të na befasojë, me emra të mëdhenj që ndërrojnë mjedis.
Ky kalimtar do të jetë i hapur deri më 3 shkurt në top ligat evropiane.
Ky afat mund të jetë vendimtar edhe për disa nga lojtarët shqiptarë që luajnë në Evropë, por edhe te ata që janë në ligat vendore. /AutoPortali/



