A e dini pse policët në SHBA prekin me gishta pjesën e pasme të një automjeti të ndaluar?
A

A e dini pse policët në SHBA prekin me gishta pjesën e pasme të një automjeti të ndaluar?

Këtë xhirim do ta hasni shpesh në filmat amerikanë, por aty nuk shfaqet si imagjinata e një skenaristi. Është pjesë e jetës reale. Polici ndalon makinën dhe me dorën e djathtë prek pjesën e pasme të mjetit! Kjo nuk është e rastësishme, pra është pjesë e protokollit të policisë rrugore në SHBA dhe disa vende të tjera. Ky aktivitet bëhet më i rëndësishëm kur policët patrullojnë vetëm.

Kështu polici kontrollon nëse bagazhi është i mbyllur, në mënyrë që dikush të mos kërcejë prej tij dhe ta befasojë. Por kjo nuk është e gjitha. Dihet saktësisht se cilat pjesë të makinës do të prekë punonjësi i policisë për të lënë gjurmë në llamarin. Kështu, në rast të një sulmi ndaj një punonjësi policie (dhe plagosjes ose vrasjes së tij), automjeti mund të lidhet me një vepër penale, shkruan HAK, përcjell AutoPortali.

Kur është afër pozicionit të shoferit, oficeri vendos dorën në çati, pak sipër dritares, pasi kjo është një zonë tjetër ku mund të gjenden gjurmët e shoferit. Pra, asgjë në film nuk është e rastësishme, këto janë procedura normale policore.

TË FUNDIT