Policia shqiptoi 1 mijë e 493 gjoba trafiku brenda një dite
P

Policia shqiptoi 1 mijë e 493 gjoba trafiku brenda një dite

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1 mijë e 493 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 8 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 24 me dëme materiale, raporton GazetaExpress, transmeton AutoPortali.

Po ashtu janë arrestuar 14 persona, ndërkaq 18 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

TË FUNDIT