Të mërkurën një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në dalje të autostradës për Prizren.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Po, një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në dalje të autostradës”, tha shkurt Bytyqi, njofton Klankosova.tv, përcjell AutoPortali.
Gjatë ditës, është regjistruar edhe një tjetër aksident me fatalitet në fshatin Carralevë.



