Trans Dinarica, ndër ofertat turistike shqiptare në ITB Berlin
T

Trans Dinarica, ndër ofertat turistike shqiptare në ITB Berlin

Trans Dinarica është një prej atraksioneve turistike më interesante në Ballkanin Perëndimor, që do të zërë vend në ofertën turistike të Shqipërisë prezantuar në panairin më të madh të turizmit në botë, ITB Berlin 2025.

Arteria kryesore e rrjetit, e njohur ndryshe edhe si Shtegu i Bardhë, ajo kalon përmes Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe lidh majat përgjatë Alpeve Dinarike dhe maleve të Sharrit.

Për dashamirësit e aventurës, Trans Dinarica është rruga e parë dhe e vetme çiklistike që lidh 8 vendet e Ballkanit Perëndimor.

GIZ Albania ndau në rrjete sociale foto nga kjo rrugë, teksa shkroi se “Trans Dinarica” është një korridor kulturor prej 5,500 km që kalon përmes parqeve kombëtare, zonave të mbrojtura nga UNESCO dhe fshatrave plot histori e tradita, që ofron kulturën dhe kulinarinë e Ballkanit.

Gjithashtu Trans Dinarica bashkohet me itinerarin e çiklizmit ARBRI përgjatë segmenteve të saj në rajonin e Kukësit dhe Dibrës.

Bëhet fjalë për një itinerar që përshkruan rreth 560 km terren malor dhe mikpritje të veriut të Shqipërisë, fillon në Tiranë dhe mbyllet sërish pas 10 ditësh po në kryeqytet. /j.p/

TË FUNDIT