Suhareka nis adresimin e vendbanimeve me numra zyrtarë
S

Suhareka nis adresimin e vendbanimeve me numra zyrtarë

Komuna e Suharekës ka nisur tashmë adresimin e venbanimeve, rrugëve me numra zyrtarë.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim komunal, ku thuhet se do vendosen 20 475 numra, për 1436 rrugë të regjistruara në Sistemin e unifikuar të adresave, raporton GazetaExpress, përcjell AutoPortali.

”Po bëhet adresimi i rrugëve me numra zyrtarë”.

”Komuna e Suharekës, prej sot ka filluar të bëjë vendosjen e numrave zyrtarë nëpër shtëpitë e qytetarëve, rrugëve që janë të regjistruara në Sistemin e unifikuar të adresave”.

”Sipas statistikave në komunën tonë do të vendosen 20 475 numra, për 1436 rrugë të regjistruara në Sistemin e unifikuar të adresave. Të dhënat e çdo vendbanimi do të jenë edhe fizike e po ashtu edhe elektronike”.

Derisa edhe kryetari i komunës, Bali Muharremaj, njoftoi banorët se nga sot e tutje, adresat e tyre posedojnë edhe numra zyrtarë.

TË FUNDIT