Aksidenti mes katër veturave në Veternik, lëndohet një person
A

Aksidenti mes katër veturave në Veternik, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Veternik, ku të përfshira kanë qenë katër vetura.

Si pasojë e këtij aksidenti zinxhiror, lëndime ka pësuar një person.

Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, përcjell AutoPortali.

“Aksidenti ka ndodhë mbrëmë rreth orës 23:00, në lagjen Veterniku në Prishtinë. Katër automjete kanë qenë të përfshira në aksident, ndërkaq një person i lënduar”, tha Borovci.

Njësia e trafikut po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

TË FUNDIT