Shqipëria prezanton taksë mbi karburantin e mjeteve lundruese
S

Shqipëria prezanton taksë mbi karburantin e mjeteve lundruese

Vendosja e taksës prej 65 lekë/litër mbi karburantin që përdoret për furnizimin e mjeteve lundruese në Shqipëri, u parashikua së fundmi nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Këto ndryshime të Ligjit “Për taksat kombëtare”, ministrja Ibrahimaj i prezantoi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, përcjell AutoPortali.

Ndryshimet në këtë ligj parashikojnë që kjo taksë të përdoret mbi karburantin për furnizimin e mjeteve lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi, që furnizohen në zonat e lira doganore/magazinat doganore.

“Me qëllim shmangien e abuzimeve dhe përfitimeve të padrejta nga mjete lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi që furnizohen me karburant në zonat e lira doganore/magazinat doganore, parashikohet vendosja e një takse prej 65 lekë/litër mbi karburantin që përdoret për furnizimin e këtyre mjeteve lundruese në këto zona”, tha ministrja Ibrahimaj.

Duke qenë se parashikohet një furnizim i mjeteve lundruese për argëtim me karburant, mesatarisht në vlerën rreth 18 mijë tonë në vit ose thënë ndryshe rreth 21 milionë litra karburant në vit, atëherë nga vendosja e taksës në vlerën 65 lekë për litër parashikohet një efekt financiar pozitiv në të ardhurat e shtetit me rreth 1.350 miliardë lekë në vit.

TË FUNDIT