Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, ka thënë në konferencën për media të organizuar sot nga Federata Shqiptare, se do të bënte një ujdi, për fitore ndaj Serbise e më pas të ishte i gatshëm që të pranonte një humbje eventuale ndaj kundërshtarit të radhës, Letonisë.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë, e dimë që kundërshtari ka shumë cilësi, por po punojmë shumë mirë, po përgatitemi dhe shpresojmë e besojmë që do ta fitojmë ndeshjen. Do e pranoja të fitonim me Serbinë dhe të humbnim me Letoninë”, tha Hoxha transmeton AutoPortali.
Dueli, Shqipëri – Serbi, zhvillohet më 7 qershor nga ora 20:45 në “Air Albania” në Tiranë./AutoPortali



