Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkures në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.
Një automjet është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të lënduar tre persona, njofton TopChannel.
Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, transmeton AutoPortali.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.



