36 aksidente dhe 1 mijë e 358 gjoba trafiku në Ferizaj, policia apelon për kujdes
3

36 aksidente dhe 1 mijë e 358 gjoba trafiku në Ferizaj, policia apelon për kujdes

Sipas të dhënave të Policisë Rajonale të Ferizajt, nga data 2 qershor deri më 8, janë regjistruar 36 aksidente trafiku në këtë rajon, 17 prej tyre me lëndime trupore, ndërsa 19 prej me dëme materiale, transmeton AutoPortali.

Policia thotë se gjithashtu gjatë kësaj periudhe ditore janë shqiptuar 1 mijë e 358 gjoba trafiku për kundërvajtje si dhe janë pezulluar 31 patentë-shoferë ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Policia po ashtu ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, për të shmangur aksidentet dhe pasojat e mundshme.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek qytetarët që të bashkëpunojnë me ne. Qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo shkelje të ligjit në trafik përmes: Stacionit më të afërt policer, aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë. Numrave të urgjencës: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406””, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia garanton se të gjitha të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. /AutoPortali

TË FUNDIT