Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar lidhur me ndërprerjen e përkohshme dhe pjesshme të qarkullimit të automjeteve në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin R7, drejtimi Prishtinë-Mitrovicë, respektivisht në Zonën Industriale (mbi Urë) në Fushë Kosovë.
MINT ka njoftuar se rruga nuk mbyllet e tëra por vetëm devijohet një shiriti i saj dhe organizohet devijimi sipas standardeve, raporton Telegrafi, përcjell AutoPortali.
“Qarkullimi për asnjë moment nuk ndërpritet, por do të zhvillohet bazuar në sinjalizimin e vendosur dhe kërkohet kujdes i shtuar. Projekti është investim-donacion Carabinieri KFOR Msu dhe ky ProjeKt ka për qëllim përmirësimin e kushteve akustive dhe mbrojtjen e brendshme të bazës së KFOR-it edhe është në përputhje me standardet për siguri.



