Aksident në ShBA, humb jetën Shkelqim Hadri nga Prishtina
A

Aksident në ShBA, humb jetën Shkelqim Hadri nga Prishtina

Shkelqim Hadri nga Prishtina, ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas përmes një postimi në Facebook.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se bashkëkombasi ynë, Shkelqim Hadri, me prejardhje nga Prishtina, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në trafik në DFW”.

“Në këto momente të rënda, jemi pranë familjes Hadri dhe shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, thuhet ndër tjera në njoftim./AutoPortali

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM MORTOR
Të dashur bashkatdhetarë,
Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se bashkëkombasi ynë, Shkelqim Hadri, me prejardhje nga Prishtina, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në trafik në DFW.
Në këto momente të rënda, jemi pranë familjes Hadri dhe shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.
Për më shumë informata rreth ceremonisë së varrimit, do t’ju njoftojmë në ditët në vijim.
Pusho në paqë, Shkelqim!
😢

TË FUNDIT