Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me komunën e Mitrovicës së Veriut për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër.
Këto ura do të lidhin jugun me veriun e qytetit, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke shërbyer si një urë lidhëse për komunikim, integrim dhe zhvillim ndërmjet dy pjesëve të Mitrovicës.
Marrëveshja u finalizua në një ceremoni ku morën pjesë ministri Liburn Aliu, kryetari i komunës Erden Atiq, si dhe ministri Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri Hysen Durmishi.
Ky projekt pritet të sjellë përfitime të mëdha për banorët dhe të fuqizojë bashkëpunimin lokal.




