Viktoria lidh partneritete globale për të rritur turizmin dhe ekonominë e vizitorëve
V

Viktoria lidh partneritete globale për të rritur turizmin dhe ekonominë e vizitorëve

Qeveria e Viktorias (një nga gjashtë shtetet federale të Australisë) ka njoftuar partneritete të reja marketingu me gjigantë ndërkombëtarë si Accor, Singapore Airlines, Malaysia Airlines, Air New Zealand dhe Alpine Resorts Victoria, për të promovuar Melbourne dhe rajonet përreth në tregjet globale.

Marrëveshjet financohen nga programi prej 7 milionë dollarësh VVIPP, ku investimi i qeverisë përputhet me kontributin e industrisë. Fushatat përfshijnë reklama, rrjete sociale, promovime dhe evente ndërkombëtare.

Sipas KPMG, çdo 1 dollar i shpenzuar nga Visit Victoria sjell deri në 27 dollarë shpenzime turistike. Pikat kryesore që do promovohen janë Twelve Apostles, Puffing Billy, Grampians, dhe Wilsons Promontory, transmeton AutoPortali.

MirageNews shkruan, se partneritetet pasojnë marrëveshjen me Delta Air Lines për fluturime direkte LA–Melbourne, që sjellin 86,000 vende shtesë në vit dhe mbi 1,000 vende pune.

Në vitin 2024, shpenzimet e vizitorëve ndërkombëtarë në Viktoria kapën 9 miliardë dollarë, një rekord i ri. Buxheti i 2025/26 përfshin 627 milionë dollarë për zhvillim ekonomik, përfshirë mbështetje për bizneset dhe turizmin lokal. /AutoPortali

TË FUNDIT