Alarm për nxehtësi ekstreme në Ontario të Kanadës
A

Alarm për nxehtësi ekstreme në Ontario të Kanadës

Autoritetet meteorologjike në Ontario kanë lëshuar paralajmërime për nxehtësi ekstreme, që përfshijnë rajone si Windsor-Essex, Chatham-Kent, Lambton County dhe pjesë të mëdha të Ontario-s qendrore-perëndimore.

Sipas Environment Canada, temperaturat gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 36°C, ndërsa për shkak të lagështisë, ndjesia e të nxehtit mund të shkojë deri në 46°C. Edhe gjatë natës, temperaturat do të mbeten të larta – nga 22°C deri në 25°C, transmetn AutoPortali.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të kufizojnë qëndrimin jashtë, sidomos gjatë orëve të pikut të të nxehtit, shkruan CnxNewsToday.

Për ata që detyrohen të punojnë në ambiente të hapura, rekomandohet kujdes i shtuar për simptomat e goditjes nga i nxehti, si:
🔹 dhimbje koke
🔹 të përziera
🔹 marramendje
🔹 etje e shtuar
🔹 urinim i errët
🔹 lodhje e theksuar

Institucionet shëndetësore theksojnë rëndësinë e hidrimit të vazhdueshëm dhe qëndrimit në ambiente të freskëta për të shmangur komplikimet. /AutoPortali

TË FUNDIT