Një aksident i çuditshëm, por edhe i rrezikshëm, është kapur në kamera në Luiziana të Shteteve të Bashkuara.
Një punëtor i bashkisë në Denham Springs, i cili po punonte për të rregulluar një semafor, u godit nga një kamion që po kalonte në kryqëzim.
E gjithë ngjarja u regjistrua nga kamera e një makinë që po priste radhën në semafor nga krahu tjetër i rrugës.
Punëtori goditet nga kamioni dhe kthehet përmbys, fatmirësisht pa rënë në tokë, shkruan A2CNN.
Policia lokale tha se ai pësoi lëndime të lehta dhe as nuk u dërgua në spital.



