Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të një motoçiklete dhe një veture, ku ka mbetur i lënduar një person.
Aksidentin e ka konfirmuar për AutoPortalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit Kanun Veseli, i cili tha se njësia e komunikacionit rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit.
“Sot rreth orës 12:00 në rrugën “Reçaku” në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku , ku janë përfshirë një veturë me targa vendore dhe një motoçikletë. Veç dëmeve materiale në mjete , lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti , i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e komunikacionit rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit.” /AutoPortali/




