Bilanci 24-orësh në Kosovë: Një i vdekur, 19 të lënduar dhe 1706 gjoba në trafik
B

Bilanci 24-orësh në Kosovë: Një i vdekur, 19 të lënduar dhe 1706 gjoba në trafik

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh për gjendjen e sigurisë në vend, ku përfshihen aksidentet në trafik, arrestimet dhe rastet e tjera të raportuara, shkruan AutoPortali.

Sipas raportit zyrtar, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 48 aksidente trafiku, nga të cilat 19 ishin me të lënduar, 28 me dëme material dhe një aksident  me pasoja fatale.

Në të njëjtën periudhë, 14  persona janë arrestuar, ku disa prej tyre dyshohen për vepra penale si dhunë në familje, posedim të paautorizuar të armëve dhe vjedhje, 7 prej të arrestuarve janë ndaluar me vendim të prokurorit.

Po ashtu, janë shqiptuar 1706 gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion, me theks të veçantë në tejkalimin e shpejtësisë dhe mosvendosjen e rripit të sigurisë.

Policia vazhdon të apelojë për kujdes të shtuar në rrugë, veçanërisht gjatë këtyre ditëve të nxehta dhe me fluks të shtuar qarkullimi me ardhjen e mërgimtarve, duke theksuar se siguria në komunikacion është përgjegjësi e përbashkët./AutoPortali/

TË FUNDIT