Banorët në Aktash të shqetësuar për sigurinë rrugore
B

Banorët në Aktash të shqetësuar për sigurinë rrugore

Banorët e zonës së Aktashit janë të shqetësuar për shpejtësinë e madhe të makinave që qarkullojnë në rrugë, duke e kthyer atë në një rrezik për sigurinë e tyre.

Në një intervistë për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, një banore tha se situata nuk është e mirë dhe se nuk po marrin përgjigje për kërkesat e tyre.

“Ka shpejtësi të makinave shumë të larta këtu, edhe makina jashtë normales. Kemi pasur ndërprerje më herët, por me rregullimin e rrugës janë hequr edhe ato. Tani situata është edhe më keq. Kemi bërë ankesa, por nuk kemi marrë përgjigje”,  tha ai, transmeton Klankosova.tv, përcjell AutoPortali.

Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese:

TË FUNDIT