Autostrada A5 në Bensheim të Gjermanisë, aktualisht nuk është duke funksionuar.
Gjithçka ndodhi për shkak të temperaturave të larta, të cilat ndikuan në ngritjen e shtresës së asfaltit për 20 centimetra.
Sipas mediave gjermane, autostrada është mbyllur përkohësisht, raporton Echo.
Me këtë rast, rreth 50 punëtorë të emergjencës, janë detyruar të kujdesen për shoferët duke i furnizuar me ujë, pasi kishin mbetur në trafik, transmeton AutoPortali.
Ndër të bllokuarit ishte edhe një grua shtatzënë, e cila ndodhej në makinë me bashkëshortin dhe fëmijën e tyre të vogël.
Policia gjermane ka apeluar tek shoferët që të shmangin këtë zonë duke përdorur rrugët alternative, pasi ende nuk dihet se kur do të përfundojë bllokimi./AutoPortali/
Lajmi i plotë:




