Kryeministri Rama vlerëson bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës për Doganën e Vërmicës
K

Kryeministri Rama vlerëson bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës për Doganën e Vërmicës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka cilësuar Doganën në Vërmicë si një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai theksoi se kjo pikë doganore ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e udhëtarëve dhe ka shkurtuar kohën e zhdoganimit për bizneset në të dyja anët e kufirit.

Gjatë periudhës janar–maj 2025, Dogana e Vërmicës ka përballuar mbi 3 milionë kalime shtetasish dhe rreth 1.1 milionë automjete, duke treguar rëndësinë e saj për tregtinë dhe komunikimin ndërmjet dy vendeve.

TË FUNDIT