Tentoi të thyejë veturën në parkingun e supermarketit, kapet me thikë i dyshuari
T

Tentoi të thyejë veturën në parkingun e supermarketit, kapet me thikë i dyshuari

Një incident i ndodhur mbrëmjen e së hënës në Prishtinë ka alarmuar qytetarët dhe ka rezultuar me ndërhyrje të menjëhershme të Policisë, pasi një person dyshohej se po përpiqej të dëmtonte një veturë të parkuar.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se më 07.07.2025, rreth orës 22:10, është raportuar se në parkingun e Interex-it, një person po tentonte të thyejë një veturë. Policia ka intervenuar dhe ka ndaluar të dyshuarin Y.S. (2004), i cili më pas është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, përcjell AutoPortali.

Në cilësinë e dëshmitarit është marrë edhe B.J. (2000), i cili ka deklaruar se pranë “rrethit të vogël” te parkingu i Interexit ka dëgjuar zëra thyerjeje xhami dhe ka parë një person duke u sjellë në mënyrë të dyshimtë pranë veturës, duke dyshuar se po tentonte ta vidhte.

Gjatë kontrollit trupor, te i dyshuari është gjetur një thikë, për të cilën nuk posedonte leje.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, është urdhëruar që të iniciohen rastet penale për “Dëmtim apo asgjësim të pronës së huaj” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijim.

TË FUNDIT