Përplasje mes banorëve dhe policisë në Theth për shkak të ndërtimeve pa leje
P

Përplasje mes banorëve dhe policisë në Theth për shkak të ndërtimeve pa leje

Vijon puna për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.

Banorët e Thethit janë përplasur me policinë, duke bllokuar urën hyrëse për në fshat. Ata kërkojnë ndalimin e aksionit dhe të flasin me qeverinë, raporton EkonomiaOnline.

Pas urdhrit të kryeministrit Rama, IKMT dhe policia kanë planifikuar të prishin fillimisht rreth 40 objekte të ndërtuara pa leje, në një aksion që do të zgjasë disa ditë.

Prej tre ditësh ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Thethin.

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë ultimatum bashkive që të lirojnë hapësirat publike të zaptuara nga bizneset, përcjell AutoPortali.

Ky aksion po zhvillohet edhe në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.

TË FUNDIT