Një veturë përfshihet nga zjarri në Prishtinë 
N

Një veturë përfshihet nga zjarri në Prishtinë 

Sot, rreth orës 13:00, është raportuar një incident zjarri në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ku një veturë është përfshirë nga flakët, përcjell AutoPortali.

Ngjarjen e ka konfirmuar për AutoPortalin zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Enis Pllana, i cili tha se zjarri është lokalizuar me kohë dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po zhvillon procedurat e nevojshme hetimore lidhur me rastin./AutoPortali/

TË FUNDIT