Të enjten parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale kohore me diell. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu, përcjell AutoPortali.
Era do të fryjë nga veriu, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 20-49 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 25°C.
Në Shqipëri moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa vranësira e intervale me diell priten në Maqedoninë Veriore, veri të Malit të Zi dhe Luginë të Preshevës. Rrallë në disa nga këto zona me vranësira mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të dobët shiu.
Të Premten më shumë diell por priten edhe vranësira lokale. Temperaturat do të fillojnë të rriten, kurse në Shqipëri mot stabil, nxehtë dhe me diell.
Fundjava ndjeshëm më e ngrohtë edhe në Kosovë, por të shtunën pasdite në disa zona kryesisht kodrinore-malore mund të ketë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë/AutoPortali/




