Gjatë mëngjesit të sotëm, qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës është zhvilluar normalisht, pa ndonjë vështirësi të theksuar apo vonesa të mëdha, përcjell AutoPortali.
Lëvizja e automjeteve dhe kamionëve ka qenë e qëndrueshme, pa kolona.
Të dhënat më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuara në orën 07:25, tregojnë se pritja për kalim në të dy drejtimet është minimale – mesatarisht nga 3 deri në 5 minuta.
Asnjë prej pikave kufitare, përfshirë ato me fluks të shtuar si Merdare, Dheu i Bardhë, Jarinjë dhe Vërmicë, nuk ka shënuar radhë apo bllokime, ndonëse këto zakonisht përballen me ngarkesë gjatë sezonit veror.
Ndërkohë, në pikën kufitare të Hanit të Elezit, është bërë e ditur se kalimi i kamionëve është liruar.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të informohen përmes kanaleve zyrtare për çdo ndryshim të mundshëm në qarkullimin kufitar. /AutoPortali/




