Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë, përkatësisht në Zonën Industriale, raporton AutoPortali.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për AutoPortalin se aksidenti është raportuar rreth orës 09:40 dhe në të janë përfshirë dy automjete.
“Sot rreth orës 09:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.
Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura.




