Policia Rajonale e Ferizajt ka regjistruar 40 aksidente trafiku gjatë javës së kaluar, mes datave 7–13 korrik 2025.
Nga këto, 22 aksidente kanë rezultuar me të lënduar, duke lënë pas 29 persona të plagosur. Ndërsa, 18 rastet e tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Përveç aksidenteve, janë shqiptuar 1,681 gjoba për shkelje të ndryshme në trafik, kurse 20 patentë-shoferë janë pezulluar për shkelje të rënda, transmeton AutoPortali.
Policia apelon për kujdes të shtuar nga shoferët dhe bashkëpunim të qytetarëve përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe numrave të emergjencës.



