Katër viktima nga përplasja e avionit në Londër, mbyllet aeroporti
K

Katër viktima nga përplasja e avionit në Londër, mbyllet aeroporti

Katër persona, dy pilotë dhe dy pasagjerë kanë humbër jetën pas përplasjes së një avioni pasditen e së dielës në Aeroportin e Southend në Londër.

Si pasojë e aksidentit, aeroporti është mbyllur dhe fluturimet e planifikuara janë devijuar drejt aeroporteve të tjerë në Londër, raporton BBC.

Avioni Beech B200 Super King Air, u rrëzua menjëherë pas ngritjes, duke shpërthyer në flakë pranë pistës, përcjell AutoPortali.

Autoritetet kanë nisur hetimet dhe pritet të zbardhen rrethanat e ngjarjes.

TË FUNDIT