Aksident tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur dhe një i lënduar
A

Aksident tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur dhe një i lënduar

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur të hënën mbrëma në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje të Prizrenit Jug.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, rreth orës 19:45 është raportuar për një vetaksident trafiku, ku një kamionetë ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi i mjetit.

Nga ky aksident ka humbur jetën drejtuesi, mashkull kosovar, ndërsa pasagjeri që ndodhej në të njëjtin mjet ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Ekipet përkatëse janë marrë me rastin”, tha Hoxha për AutoPortalin.

Policia e Kosovës apelon për vigjilencë më të madhe nga të gjithë shoferët gjatë drejtimit të automjeteve dhe kërkon respektim strikt të shenjave të trafikut, për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike në rrugët e vendit. /AutoPortali

TË FUNDIT