Mbi 2,400 tiketa trafiku në 24 orë e 76 aksidente në rrugët e Kosovës
M

Mbi 2,400 tiketa trafiku në 24 orë e 76 aksidente në rrugët e Kosovës

Brenda vetëm 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar plot 2,493 tiketa trafiku në të gjithë vendin. Këto të dhëna janë bërë publike përmes raportit ditor për media, ku theksohet se shkeljet në komunikacion mbeten shqetësim serioz.

Sipas të njëjtit raport, gjatë kësaj periudhe janë shënuar gjithsej 76 aksidente në rrugë. Prej tyre, 26 kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 50 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale, shkruan AutoPortali.

Rritja e numrit të gjobave dhe aksidenteve ngre alarmin për nevojën e rritjes së kujdesit në trafik, si dhe respektimit të rregullave rrugore nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

TË FUNDIT