Policia e Durrësit ndëshkon shoferin që kreu manovra të rrezikshme në rrugë
P

Policia e Durrësit ndëshkon shoferin që kreu manovra të rrezikshme në rrugë

Pas publikimit të një videoje në portalin “JOQ”, ku një automjet shfaqej duke kryer manovra të rrezikshme në rrugët e Durrësit, Drejtoria Vendore e Policisë reagoi menjëherë duke identifikuar dhe shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, shtetasin A. B.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ndaj tij është vendosur një masë administrative prej 40 000 lekësh, bazuar në nenin 139, pikat 3 dhe 8 të Kodit Rrugor, që parashikon ndëshkime për sjellje të rrezikshme në qarkullim, shkruan AutoPortali.

Policia e Durrësit ka ftuar qytetarët të vijojnë të denoncojnë çdo rast të ngjashëm në numrin 112, duke i siguruar se reagimi do të jetë i menjëhershëm, i ligjshëm dhe i paanshëm.

Ky rast vjen si një sinjal i qartë se autoritetet janë të angazhuara për të garantuar sigurinë në rrugë dhe për të frenuar sjelljet që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

TË FUNDIT