Nga raportet e vikendit: 161 aksidente e mbi 4 mijë gjoba në Kosovë
N

Nga raportet e vikendit: 161 aksidente e mbi 4 mijë gjoba në Kosovë

Sipas raporteve zyrtare të Policisë së Kosovës të dërguar për mediat, gjatë ditëve e shtunë dhe të diel janë regjistruar gjithsej 161 aksidente trafiku, prej të cilave 53 kanë rezultuar me persona të lënduar dhe 108 me dëme materiale.

Vetëm të shtunën, janë raportuar 24 aksidente me të lënduar dhe 56 të tjera me dëme materiale, ndërkohë që 2577 gjoba trafiku janë shqiptuar nga Policia për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, shkruan AutoPortali.

Raporti i dërguar nga PK, 19.07.2025

Ndërsa, në raportin e datës 20 korrik, janë evidentuar 29 aksidente me të lënduar dhe 52 me dëme materiale. Gjatë kësaj kohe, policia ka shqiptuar 2212 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur ligjet rrugore.

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për përgjegjësi dhe disiplinë në trafik, për të shmangur aksidentet dhe pasojat e rënda që ato mund të shkaktojnë./AutoPortali

Raporti i dërguar nga PK, 20.07.2025

TË FUNDIT