Veturat parkohen në hapësirën e gjelbër në QKUK, bllokohet qasja për këmbësorë
V

Veturat parkohen në hapësirën e gjelbër në QKUK, bllokohet qasja për këmbësorë

Një numër veturash janë parkuar në mënyrë të paligjshme në hapësirën e gjelbër pranë Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ky veprim jo vetëm që dëmton ambientin, por ka shkaktuar edhe bllokim të plotë të qasjes për këmbësorët në këtë zonë.

Pamjet e siguruara nga Klan Kosova tregojnë qartë se hapësira e destinuar për relaksim dhe lëvizje të lirë është shndërruar në një parking të improvizuar. Mungesa e kontrollit dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit urban paraqesin rrezik për sigurinë e qytetarëve, veçanërisht pacientëve dhe stafit mjekësor që qarkullojnë në këtë pjesë të QKUK-së, përcjell AutoPortali.

 

TË FUNDIT