Një qytetar kosovar ka raportuar në polici se është kanosur nga persona të njohur, të cilët më pas i kanë marrë veturën me targa vendore dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas deklaratës së ankuesit, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, shkruan AutoPortali.
Pas raportimit të rastit, më vonë ai ka informuar autoritetet se vetura është gjetur në një lokacion tjetër. Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar, ndërkohë që është konsultuar edhe prokurori kompetent për procedurat e mëtejme.
Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar të dyshuarit.




