Reporteri Valdrin Daci ka treguar në Orën 7 të Klan Kosovës se tashmë policia është aktivizuar në reagimin ndaj motoçiklistëve “problematikë” të Pejës.
“Më në fund Policia i ka ndezur ato dritat që me i rujtë qytetarët dhe që po mundohet me bo diçka, edhe pse fatkeqësisht në sytë e qytetarëve kjo nuk është parë me habi sepse qytetarët me të vërtetë janë t’u hekë, dimrit prej qenve endacakë, e verës prej kundërvajtësve motoçiklistë të cilët janë duke i terorrizu qytetarët ditën edhe natën”, raporton KlanKosova.
“Hiç ma larg se mramë që ka dalë lajmi që janë shqiptu mbi 160 gjoba, janë konfiskuar disa motoçikleta, qytetarët janë duke vazhduar ende duke u ankuar për zhurmat që po u vijnë nga motoçiklistë me grupe të organizuara tashmë kanë nisë për me e bo atë ‘sfilatën e tyne’, prej orës 2 deri në orën 5 të mëngjesit është bë një lloj shprehie prej disa grupeve të këtyre motoçilistëve ‘ilegalë’, përcjell AutoPortali.



