Tërmet 4.4 shkallë të rihterit në Greqi, epiqendra 12 km nga Janina
T

Tërmet 4.4 shkallë të rihterit në Greqi, epiqendra 12 km nga Janina

Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Janinës, në Greqinë veriperëndimore.

Sipas medias greke CNN.gr, lëkundja ndodhi rreth orës 06:43, 15 minuta para orës 07:00 të mëngjesit, dhe kishte një thellësi fokale prej 7.2 kilometrash, transmeton AutoPortali.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra ndodhej 12 kilometra në lindje të zonës Agia Kyriaki, në periferi të Janinës.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Autoritetet greke po monitorojnë situatën. /AutoPortali

TË FUNDIT