Këto janë masat mbrojtëse për punëtorët të rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë
K

Këto janë masat mbrojtëse për punëtorët të rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), të martën ka kërkuar nga institucionet publike dhe private që të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta.

Kjo periudhë kohore parashikohet të zgjasë nga data 22 deri më 25 korrik, përcjell AutoPortali.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se cilat grupe janë më të rrezikuara.

Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta“, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Më poshtë rekomandimet:

Ministria e Shëndetësisë rekomandon institucionet publike dhe private të marrin masa mbrojtëse të përgjithshme dhe specifike ndaj ekspozimeve në temperatura të larta, si në
vijim:

1.1 Të shmanget puna në ambient të jashtëm prej orës 11:00-16:00;

1.2 Gratë shtatzëna të lirohen nga puna nga ora 11:00 deri në 16:00, nëse në vendin e
punës nuk plotësohen kushtet sipas pikave 1.4, 1.5, dhe 1.6;1.3 Personat me sëmundje kronike të punojnë me orar të shkurtuar, maksimumi 4 orë
në ditë;

1.4 Të përshtaten oraret e punës për të punësuarit, në mëngjes herët ose pasdite vonë,
përfshirë edhe mundësinë e punës nga shtëpia;

1.5 Të sigurohet ajrosja e mjaftueshme në vendet e punës të mbyllura;

1.6 Të vendosen pika freskimi (përdorimi i çadrave të lëvizshme dhe materialeve tjera
për të krijuar hije apo zona freskimi) në vend punishtet e hapura për freskim të
punëtorëve dhe të sigurohet qasje në ujë te ftoftë për punëtorët;

1.7 Të shpërndahen informacione për mënyrat e mbrojtjes nga nxehtësia;

Ministria e Shëndetësisë rekomandon masat mbrojtëse të përgjithshme për qytetarët ndaj ekspozimeve në temperatura të larta, si në vijim:

2.1 Të shmanget qëndrimi në ambientin e jashtëm në kulmin e nxehtësisë;

2.2 Të konsumohet ujë për tu mbrojtur nga dehidrimi dhe të shmangen pijet e gazuara;

2.3 Të përdoren kapelë dhe syze mbrojtëse nga dielli kur qëndrohet jashtë;

2.4 Mos të lihen fëmijët vetëm në veturë derisa prindërit/kujdestarët kryejnë ndonjë
punë;

2.5 Të kontaktohen rregullisht të afërmit e moshuar ose me sëmundje kronike për të
vlerësuar nevojat shëndetësore të tyre;

2.6 Sipas nevojës të kërkohet ndihmë në shërbimet e urgjencës mjekësore, telefoni 194.

TË FUNDIT