Barcelona anulon miqësoren me Vissel Kobe, në dyshim edhe ndeshjet në Korenë e Jugut
B

Barcelona anulon miqësoren me Vissel Kobe, në dyshim edhe ndeshjet në Korenë e Jugut

Barcelona ka anuluar miqësoren e planifikuar për këtë të dielë ndaj Vissel Kobe në Japoni, duke përmendur “shkelje serioze kontraktuale” nga organizatori, që më herët ishte identifikuar si Grupi YASUDA.

Klubi katalanas tha se po shqyrton mundësinë për të vijuar pjesën tjetër të turneut në Korenë e Jugut, ku janë parashikuar dy miqësore, ndaj FC Seoul më 31 korrik dhe Daegu FC më 4 gusht, por vetëm nëse përmbushen disa kushte të caktuara, shkruan AutoPortali.

Në reagimin e tij, Vissel Kobe kërkoi ndjesë publike për zhgënjimin që mund t’u jetë shkaktuar tifozëve, ndërsa tha se po punon për të sqaruar situatën me palët përkatëse.

Barcelona shprehu keqardhje për anulimin dhe ndikimin që ka pasur tek mijëra tifozë në Japoni.

TË FUNDIT