E rrezikshme: Një vetura me tabela të huaja kapet duke tejkaluar nëpër trotuar në Gjilan
E

E rrezikshme: Një vetura me tabela të huaja kapet duke tejkaluar nëpër trotuar në Gjilan

Një rast shqetësues dhe i rrezikshëm është regjistruar në qytetin e Gjilanit, ku një veturë me tabela të huaja është filmuar duke tejkaluar kolonën e veturave përmes trotuarit, në një zonë të banuar dhe të frekuentuar nga këmbësorët.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale nga “Sinjali” kanë ngjallur reagime të forta nga qytetarët, të cilët kanë kërkuar masa urgjente ndaj drejtuesve të pakujdesshëm që rrezikojnë sigurinë publike, përcjell AutoPortali.

Në video shihet se shoferi, me veturë të regjistruar jashtë Kosovës, kalon me shpejtësi nëpër trotuar duke anashkaluar rregullat elementare të trafikut.

TË FUNDIT