Ndërron jetë në Gjermani një i ri nga Vitia, dyshohet që është aksidentuar
N

Ndërron jetë në Gjermani një i ri nga Vitia, dyshohet që është aksidentuar

Florent Frangu ka humbur jetën në Gjermani.

Sipas informacioneve jozyrtare, i riu dyshohet se vdiq tragjikisht pas një aksidenti në trafik, raporton KlanKosova.

Për vdekjen e tij ka ngushëlluar edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përcjell AutoPortali.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Florent Frangu. Në emër të institucioneve komunale dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe jemi pranë jush në këtë moment të rëndë e të dhimbshëm për familjen tuaj”, ka thënë Haliti.

“Humbja e Florentit është një goditje e madhe, jo vetëm për ju si familje, por edhe për miqtë, farefisin dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin – si njeri të ndershëm, të qetë dhe të respektuar. Në këto çaste pikëllimi, ju shpreh gjithë mbështetjen dhe lutjet e mia më të sinqerta”, është shprehur kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.

Për datën e varrimit të të ndjerit ende nuk janë dhënë informata.

TË FUNDIT